Ulet edhe pak çmimi i naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e martë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.38 euro për litër.
![]()
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi do të mbetet në 0.67 euro për litër, njësoj si një ditë më parë.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në përditësimin e radhës të çmimeve të karburanteve në treg.

