Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuza kundër 10 personave
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër shtatëdhjetë e tetë (78) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ndërsa, urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesë (5) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) persontë dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” , ndërsa janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Lexo edhe:
Anulohet konkursi për Inspektor Arsimi për Prizren e disa komuna (Dokument )
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.