20-05-2024

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuza ndaj pesë personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katër persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale. /Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.