15-05-2024

Prokuroria e Prizrenit ngriti aktakuza kundër 14 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër tetëdhjetedy (82) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë
parashtruar dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2)
personave, në dy raste të ndara, për shkak të veprave penale “Dhunimi” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2)
personave, në dy raste të ndara, për shkak se të dyshuarit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për
veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në fammilje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personit të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.