Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht 2024, ka ngritur gjithsej njëqind e tetëdhjetë e shtatë (187) aktakuza kundër dyqind e dyzet e katër (244) personave, për raste të ndryshme penale.
Departamenti i përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit gusht, ka ngritur njëqind e shtatëdhjetë (170) aktakuza kundër dyqind e njëzet e dy (222) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, nga Departamenti për të mitur, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) të mituProkuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.