Prokuroria inicion rast ndaj mjekut të Prizrenit që ofendoi pacienten me dhimbje
Mjeku kirurg Rr. Ymeri, u suspendua mbrëmë përkohësisht, derisa këtë gjë e kërkuan edhe SHKUK dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullësi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore.
Prokuroria do të njoftoj opinionin në lidhje me hapat që do të ndërmerren lidhur me këtë rast. /Indeksonline/