19-04-2024

Ratkoci, model që duhet ndjekur për dhurimin e gjakut (FOTO)

Një numër i madh i banorëve të Ratkocit të Rahovecit dhe rrethinës i janë përgjigjur thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut në aksionin tashmë tradicional, që dje është organizuar për të 11-ën herë në këtë fshat, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Vullnetarë nga fshati Ratkoc dhe fshatrat përreth, që kanë shëndet të mirë, me moton “Dhuro gjak-shpëto jetë!” ia mësyn dyerve të ambulancës për të dhuruar gjakun.

Tashmë 5 shkurti është dita tradicionale për dhurimin e gjakut në Ratkoc. Për mirëvajtjen e aksionit janë kujdesur anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti, Shani Hoti, Beqë Shala, Diana Hoti, Neki Morina, si dhe Bedrush dhe Jemin Hoti.

Numri i dhurueseve sa shkon e rritet nga viti në vit, ndërsa në këtë aksion numri i tyre ka kaluar 240, disa prej të cilëve janë dhurues të rinj. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.