19-04-2024

Lëndohet pasi bie nga shtylla elektrike në Malishevë

Një person ka marrë lëndime të rënda pas rrëzimit nga një shtyllë elektrike në Malishevë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rr. “Skënderbeu”, derisa viktima ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, aksidentalisht është rrezuar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Pas ndihmës së dhënë mjekësore, raportohet se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.