16-05-2022

Prokuroria kërkon paraburgim për një person shkaku i narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Sh., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës, i pandehuri A.Sh., me datë 04.11.2021, rreth orës 19:30 në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substancë psikotrope apo substanca analoge në atë mënyrë që, pas zbatimit të Urdhër-Kontrollit në shtëpinë e tij në Prizren, Policia e Kosovës arrijnë të gjejnë dëshmitë si në vijim:

–          Një (1) qese e vogël plastike brenda se cilës dyshohet se përmban substance narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.2 gram;

–          Një (1) sasi e vogël e shpërndarë ne dysheme (beton) e cila dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë, me peshë prej 1.9 gram;

–          Dy (2) qese të vogla plastike brenda së cilave dyshohet se ka substancë narkotike të llojit kokainë së bashku me një sasi të vogël të rënë nga dy qeset në fjalëmbi komode të kuzhinës së shtëpisë, me peshë totale prej 1.4 gram;

–          Qese plastike te dedikuara për mbështjellje të lëndës narkotike të llojit kokainë;

–          Një (1) qese e vogël plastike dhe copëza gurësh të cilat dyshohen të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 4.8 gram;

–          Qese plastike për të cilat dyshohet se ka qenë e mbështjellë lënda narkotike e llojit kokainë;

–          Njëmbëdhjetë (11) qese të vogla plastike qe dyshohet se përmbajnë substancë të dyshuarnarkotike lloji kokainë me peshë prej 2.2 gram;

–          Një (1) qese e vogël plastike brenda se cilës dyshohet se ka substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.3 gram;

–          Një (1) peshore e vogël digjitale me mbishkrim ‘’Constant 14192-616C’’;

–          Para të gatshme 2×5 euro; 1×10 euro dhe,

–          Një (1) fishek i pistoletës, të cilat dëshmi janë sekuestruar nga ana e policisë.

I pandehuri A.Sh., me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.