Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetedy (22) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Kjo Prokurori, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.