25-04-2024

‘Maradona do të ishte shumë i lumtur me mua’; Messi reagon pasi i theu rekordin legjendës së Argjentinës

Lionel Messi mendon se Diego Maradona “do të ishte shumë i lumtur” po ta kishte parë atë t’i thyente një rekord të Kupës së Botës me Argjentinën, i mbajtur më parë nga ikona kombëtare.

Pavarësisht se Messi mungoi në listën e shënuesve ndaj Polonisë, Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez vulosën fitoren 2-0 të mërkurën, duke avancuar në 16-she të Botërorit të Katarit, si kokë të grupit C.

Kur Messi doli në fushë, ai vendosi një tjetër rekord, pasi u bë lojtari me më shumë paraqitje tek Argjentina në Kupën e Botës (22 paraqitje), duke ia kaluar Maradonës. Sulmuesi i Paris Saint-Germain kishte një marrëdhënie të mrekullueshme me Maradonën, ai beson se “Dora e Zotit”, tashmë i ndjerë, do të ishte “super i lumtur” me arritjen e tij të fundit:

Diego Maradona

“E mësova kohët e fundit, nuk e dija. Është kënaqësi të vazhdoj të arrij këto lloj rekordesh. Diego do të ishte super i lumtur për mua, sepse gjithmonë më tregonte shumë dashuri. Ai ishte gjithmonë i lumtur kur gjërat shkonin mirë për mua”.

Messi humbi mundësinë për të rritur numrin e golave ​​të tij në Kupën e Botës në 9, pasi gaboi te penalltia ndaj Polonisë, e pritur nga portieri kundërshtar. Sidoqoftë, ai është ende në kërkim të “Këpucës së Artë” të këtij Botërori, pasi ka shënuar në të dyja ndeshjet e para të Argjentinës në grup, kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Asnjë koment

Comments are closed.