21-11-2024

Prokuroria në Prizren ngrit 10 aktakuza kundër  

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 70 aktakuza, kundër 83 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.