25-11-2020

Sherr mes dy kosovarëve në autostradën Milot-Morinë, njëri mbetet i plagosur

Policia e Kukësit ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një person, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur.

Në pranga ka rënë shtetasi I. R., i cili sipas policisë, ka penguar 43-vjeçarin S. B. të bëjë parakalim në autostradën Milot-Morinë.

Lexo Edhe:

Paraburgim suharekasit për kontrabandim me emigrantë

Për pasojë, të dy shtetasit kosovarë kanë ndaluar te trau dhe janë konfliktuar.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet të mprehtë thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur.

Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Asnjë koment

Comments are closed.