26-04-2024

Aksidente në fshatrat e Suharekës, dy të lënduar

Dy persona, njëri prej të cilëve këmbësor kanë marrë lëndime si pasojë e aksidenteve që ndodhën në dy fshatra të komunës së Suharekës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhur dje, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësorë.

Fshati Leshak, Suharekë 10.11.2020 – 12:45. I dyshuari mashkull kosovar gjatë drejtimit të kombit nga pakujdesia ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar (i mitur), duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Fshati Shirokë, Suharekë 10.11.2020 – 17:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të  dy veturave civile. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Asnjë koment

Comments are closed.