24-11-2024

Prokuroria ngrit 16 aktakuza brenda një dite në Prizren

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se për 24 orë ka ngritur 110 aktakuza, kundër 147 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Siç thuhet në njoftim, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar 14 persona për 48 orë, për vepra të ndryshme penale si dhe, prokurori i shtetit ka bërë 10 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 13 personave. Po ashtu, nga prokuroritë themelore janë bërë tri kërkesa për sekuestrim të përkohshëm,

Në Prokurorinë Themelore (PTH) në Prizren, janë ngritur 16 aktakuza, ndaj 24 personave dhe është bërë një kërkesë për sekuestrim, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza për nëntëmbëdhjetë (19) persona për këto vepra penale: “Ngacmimi”, “Keqpërdorimi i besimit”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur tri (3) aktakuza, për pesë (5) persona: M.A., Sh.S., A.B., A.,N., dhe S.V., për këto vepra penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.