18-04-2024

Në Prizren përkujtohet Dr. Halil Berisha

Prizren sot u shënuar 30 vjetori i ndarjes nga jeta të  Dr. Halil Berishës. Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” nën patronatin e kryetarit te Komunës, Mytaher Haskuka  u mbajt një akademi përkujtimore,

Me këtë rast Haskuka, tha se ndjehet i privilegjuar të njoftoj se me vendimin e marrë në asamblenë komunale, gjatë festave të qershorit, Berishës do t’ia ndahet edhe titullin “Nderi i Qytetit”.

Në këtë akademi fjalën e morën edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Artan Abrashi, ndërsa ishin të pranishëm edhe përfaqësues të disa institucioneve e shoqatave të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.