Prokuroria nis hetime ndaj zyrtarëve komunal, që morën pjesë në rrënimin e ‘Abi Çarshisë’
Departamenti për Krime të Rënda, në kuadër të Prokurorisë në Prizren ia ka përcjellë gjykatës aktvendimin për fillimin e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, përfshirë edhe Islam Thaqin, drejtor i drejtorisë së Inspektoratit për siç është thënë dyshimeve se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, shkruan “GazetaePrizrenit.net
Në një njoftim thuhet se për këtë Gjykata Themelore e Prizrenit, ka vendosur masë të sigurisë, duke mos lejuar rrënimin e këtij objekti, që ishte planifikuar të bëhet sot nga komuna.
‘Lëshohet masa e përkohshme për sigurim, ashtu që i NDALOHET Komunës së Prizrenit, që të ndërmerr çfarëdo veprimi i cili do të pamundësonte posedimin e papenguar të objektit të propozuesit ,,ABI,,sh.p.k”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Pos drejtorit për inspektorate të Komunës së Prizrenit, në arsyetimin e gjykatës, ndër tjera thuhet se Aktvendimi për fillimin e hetimeve ka të bëjë edhe kundër të pandehurve Jetmire Vrenezi, inspektore komunale e ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit, Arjan Taraku, zyrtar në inspektoratin komunal të ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit, Shqipron Krasniqi, jurist pranë Komunës së Prizrenit dhe Isë Bislimaj, zyrtar në inspektoratin komunal të ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit.
“Kjo për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 lidhur me neni 31 të KP-së”, thuhet në njoftim.
Sipas kryeinspektorit komunal, Islam Thaçi, Komuna e Prizrenit do ta respektojë vendimin për masë të përkohshme të shqiptuar nga gjykata.