Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 45 të të pandehurve për sulmin terrorist në Banjskë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në konferencën për media, deklaroi se Prokuroria Speciale ka përgatitur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.
Isufaj deklaroi se Prokuroria ka zhvilluar hetime disa mujore dhe pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre sot është ngritur aktakuzë ndaj 45 të pandehurve.