14-12-2024

Prokuroria Speciale shënjestron raste të reja për vepra penale, të përfshirë 24 persona

Prokuroria Speciale ka njoftuar se kanë shënjestruar pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale, ku janë përfshirë 24 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe sasi e konsiderueshme e pareve të falsifikuara.

Rasti i parë ka të bëjë me veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Rasti i dytë  ka të bëjë me veprat penale: “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i tretë ka të bëjë me veprat penale: “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.

Rasti i katërt ka të bëjë me veprat penale: “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.

Ndërkaq, rasti i pestë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.

Asnjë koment

Comments are closed.