26-11-2024

Propozimi final për Marrëveshjen Kosovë-Serbi gati, por a do të nënshkruhet kjo marrëveshje mes Thaçit e Vuçiqit?

Njohësi i çështjeve politike, Armend Muja ka folur për takimet e ambasadorit amerikan Richard Grenell, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiq.

Muja përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, pret një plan të titulluar “Paqe për Prosperitet”.

Sipas tij, nuk duhet pritur që të ketë ndonjë nënshkrim të Marrëveshjes Thaçi-Vuçiq.

Ai thotë se te dy protagonistët do të kërkojnë ratifikim në Kuvendet respektove.

Muja ka publikuar edhe disa pika që sipas tij do të fokusohet plani i Marrëveshjes.

Postimi i plotë:

Cka po ngjet në takimet Grenell-Vucic-Thaci: Korniza e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Propozimi për Marrëveshjen Finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se është në përpunim e sipër.

Plani në tërësi mund të paraqitet në formë të një propozimi të shkruar nga Administrata Trump gjatë këtij viti në një Konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Pres një Plan të titulluar ‘Paqe për Prosperitet: vizioni për të përmirësuar jetën e popujve të Serbisë dhe Kosovës’.

Nuk duhet pritur të ketë ndonjë nënshkrim të Marrëveshjes ndërmjet Vucic dhe Thaci në këtë fazë.

Në fakt, këta pritet të jenë avokues për të ndërtuar konsenzus të brendshëm. Të dy protagonistët do të kërkojnë ratifikim në Kuvendet respektive.

Në bazë të asaj që diskutohet në qarqe ndërkombëtare dhe praktikës së Administratës Trump, Grenell dhe ekipi i tij pritet të bazohen në modelin e Planin të Paqes Izrael-Palestinë. Plani mund të paraqitet në dy pjesë: Kornizën Ekonomike fillimisht dhe pasuar nga Korniza Politike.

1. Korniza Ekonomike e planit do të paraqitet e para (gjatë pjesës së parë të këtij viti) dhe mund të inkorporoj:

– Elemente të Mini-Marshall Plan rajonal apo një Fond i Investimeve të shprehur në miliarda dollarë. Mund të presim edhe një Konferencë me Donatorë, shtete dhe organizata, për të siguruar zotimin e tyre për financim, grante dhe kredi.

– Në komponenten e tregtisë duhet pritur të përfshihet liberalzimi i terësishëm i tregtisë në mallra dhe shërbime, lëvizja e lirë e punëtorëve dhe kapitalit në të gjithë rajonin.(ngjashëm me Mini-Schengenin Ballkanin).

– Komponenta e transportit dhe infrastrukturës mund të përfshij marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në aviacion, hekurudha dhe autostradë.

– Referenca mbi investimet e huaja direkte, investime në arsim, shëndetësi, digjitalizim, prodhim e miniera mund të jenë pjesë e planit.

– Nuk do të ishte e befasishme të kemi edhe trupa ndër-shtetëror për administrim të Gazivodës dhe Trepcës.

2. Korniza Politie do të paraqitet e dyta. Plani mund të parasheh:

(a) Njohje të ndërsjelltë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njohja do të vjen fillimisht de-fakto përmes anëtarsimit në OKB dhe më vonë de-jure para anatërësimit të Serbisë në BE.

Lexo edhe:  Përfundon takimi, kjo është kërkesa e Thaçit për Borrell

(b) Plani do të premtoj anëtarësim të përshpejtuar të Serbisë në BE dhe liberalizim të vizave me Kosovën.

(c) Në kuadër të kornizës politike duhet pritur një komponentë territoriale. Diskutimet jozyrtare përfshijnë mundësinë e demarkimit (kalimi i Komunës së Leposavicit Serbisë).

(d) Komponenta fetare ka gjasë të avancoj statusin e Kishës Serbe dhe objekteve fetare në juridiksion special të ngjashëm me statusin e Maliit të Atos në Greqi.

(e) Komponenta e organizimit të brendshëm politik me gjasë do të përfshin edhe krijimin e komunave të reja Plemetin (Obiliq), Prilluzhe (Vushtrri).

(f) Duhet pritur edhe propozim për jetësim të Asociacionit të Komunave Serbe (Ahtisari Plus) sipas Marrëveshjes së 19 prill 2013 me kompetenca që inkorporojnë të drejtat e ofruara në kuadër të Planit të Ahtisarit – arsim fillor, mesëm dhe të lartë, shëndetësi primare, sekondare dhe terciare, ekonomi lokale me financim përmes të financimit nga Serbia dhe të hyrave doganore në veri.

(g) Nuk është befasi që të kemi edhe një komponentë të sigurisë që parasheh demilitarizim të territorit të Asociacionit për një fazë 10 vjecare.

Pasi të jetë paraqitur Plani, do të tentohet të krijohet konsenzus ndërkombëtar dhe lokal. Pra, zbatim i Planit do të vjen përmes bindjes së palëve dhe përcarjeve. BE nuk do të mund të reagoj me një zë të unisuar.

Lexo edhe:  Reshje të dendura bore në këtë pjesë të Kosovës

Kundërshtimet e brendshme në Kosovë do të tentohen të shuhen përmes persuazimit brutal sipas narrativës ‘kjo mundësi vjen vetëm një herë’, ‘është duke u humbur shansi për njohje të Kosovës’, ‘SHBA do të largohet’ etj. Plani do të jetë më i lehtë për t’u shkruar e shumë vështirë për t’u zbatuar.

Nga prill deri në shtator do të duhej të ketë skena të nxehta politike në të dy vendet. Për cdo rast, Qeveria e Kosovës duhet të ketë rol më aktiv për të institucionalizuar dialogun dhe prezentuar pozicionin e saj.

Në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, Qeveria propozon dhe zbaton marrëveshjet dhe politikën e jashtme. Presidenti nuk mund të ketë politikë të jashtme të pavarur nga Qeveria. Presidenti nënshkruan marrëveeshjet vetëm pasi ato të jenë prezentuar nga Qeveria dhe ratifikuar nga Kuvendi.

Pikat e listuara më lartë janë ndërtuar duke u modeluar në qasjen e Administratës Trump në Izrael-Palestinë dhe Maqedoni-Greqi, deklaratave zyrtare dhe raportimeve jo-zyrtare. Gjithashtu, paraqitja e këtyre skenareve nuk nënkupton përkrahje për to. Është përpjekje për të vendosur në përspektivë zhvillimet e fundit dhe ato në vazhdim./ Marrë nga Kosova ime/

Asnjë koment

Comments are closed.