Protesta në Zveçan, Policia: Sulm ndaj rendit kushtetues, afër 80 persona sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës protestën e së hënës të serbëve në Zveçan, e ka cilësuar sulm të rendit kushtetues të Kosovës. Sipas policisë, në protestën e 29 majit, rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur armë zjarri, mjete eksplozive, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Përmes një deklarate, Policia thotë se për rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Ndryshe, edhe sot po vazhdojnë edhe sot protestat në Zveçan dhe Leposaviq, gjersa raportohet se situata është e qetë dhe numri i protestuesve është më i vogël.
Protestat në veri po hyjnë në ditën në javën e dytë, ndërsa ajo e 29 majit ishte më e dhunshmja ku u lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it.
Një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës bëri publike listën e personave dhe grupeve kriminale që kanë përdorë dhunë gjatë protestave.