26-04-2024

Protestë nga “Abi Qarshia” ndaj rrënimeve nga Inspektorati komunal

Kompania “Abi Qarshia” ka mbajtur një protestë paqësore, për siç është thënë shqetësimet për dëmet të cilat i janë shkaktuar si humbjen e konsiderueshme të punëtorëve në vend, pas veprimeve për rrënimin e tejkalimit në ndërtim në kompleksin “ABI Çarshia” nga ana e Inspektoratit komunal, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas tyre protesta organizohet në pamundësi për t’i adresuar ankesat në organet e rendit, të cilat nuk kanë arritur që ta mbrojnë nga veprimet e kundërligjshme të Komunës së Prizrenit – Drejtorisë Komunale të Ndërtimit.

“Veprimet e organeve komunale janë të kundërligjshme, ngase objekti ABI Çarshia është i ndërtuar tërësisht në pronën private të kompanisë ABI dhe është në procedurë të legalizimit”, është thënë me këtë rast.

Sipas njoftimeve, në protestë kanë marrë pjesë punëtorë, bashkëpunëtorët të kompanisë ABI, njerëz të biznesit, por edhe qytetarë.

Me këtë rast është paraqitur shqetësimi për dëmet që siç është thënë po i shkaktohen investitorit më të madh në Komunën e Prizrenit, si dhe një humbje të konsiderueshme të punëtorëve në vend./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.