Protestohet kundër gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut
Banorët e fshatit Kusar si dhe fshatrave për rreth, sot protestojnë para Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Kjo protestë organizohet për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje të natyrës me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës.
“Pasi që institucionet, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Gjakovës nuk po reagojnë në mbrojtje të natyrës, duke mos e revokuar pëlqimin mjedisor dhe lejen për ndërtimin e gurëthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, ju bëjmë thirrje mediave që ta përcjellin nga afër këtë protestë duke qenë zëri qytetarëve në mbrojtje të natyrës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ të protestës.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone protestojnë për të njëjtën arsye, pasi këtë e kanë bërë edhe në të kaluarën, ndërsa shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë derisa të arrihet qëllimi i tyre./k.net