Proton Cable Prizreni humb nga Peja
KB Peja i është rikthyer fitoreve në Superligën e Basketbollit kosovar.
Para tifozëve vendas në palestrën ”Karagaçi”, verdhezinjët shënuan fitore ndaj Proton Cable Prizrenit, me rezultat 96:77 (26:25, 23:14, 21:27, 26:11), në ndeshjen e mbetur nga java e dytë.

Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Cowart Junior i Pejës, me 24 pikë të shënuara, ndërsa te Proton Cable Prizreni u dallua Lenzelle Smith, me 22 pikë.
Lexo edhe:
Kjo fitore e Pejë vjen pas humbjes në fundjavë nga Golden Eagle Ylli, ku dha dorëheqje edhe trajneri Rami Hadar./IndeksOnline/