23-08-2026

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për sot dhe nesër.

Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.79 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.53 euro për litër.

Çmimi i gazit është përcaktuar në 0.62 euro për litër.


Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Asnjë koment

Comments are closed.