Publikohen fotografitë, Tayna kapet mat me futbollistin italian
Këngëtarja e njohur nga Prizreni, Tayna po shijon disa ditë pushimi në Itali. Por, me sa duket ajo atje nuk është vetëm pasi dikush po e shoqëron atë në pushimet e saj.
Raportohet se këngëtarja Tayna atje është me futbollistin Giovanni Santoro.
Këngëtarja Tayna është mjaft aktive në skenën muzikore. Ajo vazhdimisht sjell projekte të reja muzikore. I fundit ka qenë ai në bashkëpunim me reperin Mozzik dhe këngëtarin Butrint Imeri.
Kënga titullohet “Pare” dhe deri më tani ka grumbulluar me miliona klikime.
/GazetaSinjali/