24-11-2024

Publikohen pamje nga arrestimi i katër serbëve që sulmuan policët në veri

Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka arrestuar katër të rinj serbë në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit që u prangosën janë të moshës 21-23 vjeçare, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e sulmit.

Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka bërë me dije se të arrestuarit janë: Vuk Jovic, Rastko Nedeljkovic, Matija Milic dhe Lazar Kovacevic.

Nëpër rrjete sociale tashmë janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit të tyre.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast u bë e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.