20-04-2024

Publikohet foto: Sa është rritur Amsera Reka, e mbijetuara e tragjedisë së Restelicës

Dje janë mbushur 9 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore vdiqën 10 persona, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka.

Amsera Reka tani ka 16 vjet dhe jeton tek disa të afër të saj në Itali.

Kujtojmë se aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe.

Asnjë koment

Comments are closed.