11-02-2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve që e kanë kaluar provimin për gjyqtarë të rinj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka publikuar rezultatin përfundimtar me emrat e kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin për gjyqtarë, raporton Gazeta Sinjali.

Konkursi për gjyqtarë ka qenë i shpallur për njëzet e një pozita dhe provimin e kanë kaluar njëzet e një kandidatë.

Sipas listës së publikuar nga KGjK, kandidatët që e kanë kaluar provimin janë: Adolin Alijaj, Amar Hoxha, Fiton Haklaj, Bujar Xhosha, Floridin Osmanaj, Hyra Duraj, Majlinda Xhema Avdiu, Besart Prishtina, Nazif Fetahu, Rona Reshtani Myfti, Gentiana Krasniqi, Fitore Hasani Ismajli, Nazmije Maxhera Paci, Bionda Rexhepi, Fjolla Osmani Elezaj, Besarta Sejdiu, Blenda Gashi, Olumbie Haliti, Djellza Lukaj, Fatjona Bekteshi Barku, Gramos Zekaj.

Në njoftimin e KGjK-së është bërë e ditur se kandidatët pjesëmarrës si palë e pakënaqur, kanë të drejtë ankese në afat prej tre ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve.

Asnjë koment

Comments are closed.