01-08-2026

Publikohet renditja e shërbimeve sekrete më të forta në Europë, Ja kush kryeson listën

Media franceze L’Express ka publikuar një renditje të agjencive më të fuqishme të inteligjencës në Europë, ku në vendin e parë renditet shërbimi sekret britanik MI6, me 251 pikë.

Sipas klasifikimit, vendin e dytë e zë DGSE e Francës me 169 pikë, ndërsa në vendin e tretë renditet AIVD e Holandës me 97 pikë. Në pozitën e katërt ndodhen së bashku shërbimet ukrainase SBU dhe HUR, me 77 pikë, ndërsa BND e Gjermanisë mban vendin e pestë me 62 pikë.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga shërbimet e inteligjencës së Suedisë, Norvegjisë, Estonisë, Polonisë dhe Danimarkës.

Sipas L’Express, renditja është hartuar nga një juri prej 60 profesionistësh ndërkombëtarë të inteligjencës. Secili prej tyre ka votuar për pesë shërbime të huaja, duke u dhënë nga pesë pikë për vendin e parë deri në një pikë për vendin e pestë. Vlerësimi është bazuar kryesisht në efikasitetin dhe besueshmërinë e agjencive.

Pas dhjetëshes së parë renditen edhe shërbimet e inteligjencës së Rumanisë, Spanjës, Finlandës, Zvicrës, Italisë, Belgjikës, Republikës Çeke, Lituanisë, Portugalisë, Austrisë dhe Letonisë.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.