24-10-2024

Publikoi pamje me armë dhe trazoi fqinjet duke gjuajtur, arrestohet 28-vjeçari nga Rahoveci

Një person 28-vjeçar nga Rahoveci është arrestuar dje. Sinjali mëson se i dyshuari kishte publikuar video në rrjetin social TikTok, duke ekspozuar armën ilegale, të cilën me raste edhe e ka përdorur dhe ka trazuar fqinjet.

Pasi Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur të identifikojë dhe ndalojë të dyshuarin, ndërsa në pronat e tij është kryer bastisje.

Zyrtarët policorë kanë arritur të gjejnë dy armë dhe municion, që janë sekuestruar si prova materiale lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti.

Asnjë koment

Comments are closed.