Pushime në gusht? Ja parashikimi i meteorologëve
Nëse keni planifikuar t’i bëni pushimet në muajin gusht, është mirë ta lexoni këtë informacion? Në këtë rast lajmet nuk janë shumë të mira.
Meteorologët kanë parashikuar një muaj jo të qëndrueshëm dhe më vranësira. Java e parë e gushtit do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me luhatje temperaturash.
Temperaturat do të jenë në favor të pushuesve vetëm pas datës 5 gusht.
Do të ketë ardhje të masave ajrore të cilat janë me origjinë nga veriu i Afrikës. Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që në pjesën e parë të variojnë nga 32 deri në 35 gradë celcius.
Si pasojë e motit të keq që përfshiu Shqipërinë, gjatë së dielës u rrezikuan disa pushues në plazhe, ndërsa dy të tjerë humbën jetën.