Qarkullimi i kufizuar në autostradën “Ibrahim Rugova” pas rrokullisjes së kamionit

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Luljeta Mehmeti, e cila bëri të ditur se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.
“Në aksident është përfshirë një automjet transportues i ngarkuar me zhavorr. Si pasojë e aksidentit, ngarkesa është shpërndarë në rrugë. Sipas njoftimit nga njësitë në terren, për momentin qarkullimi në këtë segment të autostradës është i kufizuar vetëm në një shirit rrugor, ndërsa njësitë policore dhe ekipet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lirimin e plotë të qarkullimit”, ka deklaruar Mehmeti.
Policia dhe ekipet përgjegjëse vazhdojnë punën për largimin e kamionit dhe pastrimin e rrugës, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal në këtë segment të autostradës./IndeksOnline/
