23-11-2024

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren pajisjet me Amoxicilin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren pajisjet me Amoxicilin Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren u bë dorëzimi i medikamentit Amoxicilin, donacion i dhuruar përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Sasia e dorëzuar prej 4588 kuti të medikamentit, do të mbulojë nevojat e QKMF-së deri në vitin 2020. Amoxicillin është lloj antibiotiku i cili përdoret për trajtimin e një numri të madh të infeksioneve bakteriale.

Ky medikament në formë të kapsulave mund të përdoret për infeksione të ndryshme si për fyt, pneumoni, infeksionet e lëkurës, infeksionet e traktit urinar dhe shumë lloje të tjera të infeksioneve.

“Bashkëpunimi me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’ po vazhdon të mbuloj nevojat e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Jemi të lumtur se po fillojmë 2019 mbarë, duke furnizuar Qendrën në Prizren me medikamete të cilat do të ndihmojnë në përmisimin e shërbimeve shëndetësore” ,theksoi Ariana Radoniqi, nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Ardhja Amoxicilinit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër.

Asnjë koment

Comments are closed.