25-11-2024

Qendra për menaxhim kufitar ka një njoftim të rëndësishëm për diasporën

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka treguar se cilat shtete konsiderohen nga Kosova që janë me rrezikshmëri të lartë të infektimit, njofton Insajderi.

Në këtë listë hyjnë gjithsej 20 shtete evropiane, ku së fundmi ka hyrë edhe Italia.

Pjesë e kësaj liste janë: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni dhe Portugalia.

Lexo edhe:

Gjykata dhe përmbaruesit ia marrin afro 2.9 milionë euro Komunës së Prizrenit

Shtetasit e këtyre vendeve duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Kosovë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim.

“Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republiken e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com

 

Asnjë koment

Comments are closed.