24-11-2024

Qentë kafshojnë plakun në Suharekë, gjendja e tij është e rëndë

Mëngjesi i sotëm ka qenë i rëndë për një plak nga fshati Peqan i Suharekës. Indeksonline mëson se A.F është sulmuar sot nga një grup i qenve.

Lëndimet e marra nga sulmi brutal i qenve kanë qenë të mëdha dhe i moshuari është dërguar me urgjencë në QKUK.

Mësohet se A.F është në operacion dhe gjendja e tij është e rëndë.

Viktima e këtij rasti ka lëndime në kokë dhe në të gjithë trupin.

Asnjë koment

Comments are closed.