Qeveria Hoti paralajmëron uljen e pagave në sektorin publik
Krasniqi në edicionin special në Klan Kosova tha se kjo është një humbje e madhe.“Natyrisht që është humbje për shkak që qeveria është në fazën e rishikimit të buxhetit. Qeveria është zotuar të mobilizojë fonde nga të gjitha llojet edhe kredi të ndryshmë. Deri më tani janë dikun 120 milionë e që me kalimin e kohës do të jenë 235 milionë. Në procesin e rishikimit ka hyrë edhe pakoja emergjente. Këto fonde do të krijonin një bazë të mirë për tejkalimin e fazës emergjente. Ka mundësi të dytë për votimin e këtyre marrëveshjeve dhe po shpresoj që të ndodhin. Këto marrëveshje kanë filluar të negociohen edhe nga qeveritë e tjera edhe para qeverisë Kurti, kurse pakoja është miratuar nga Qeveria Kurti”.
Ai shtoi se si pasojë e vështirësisë për mobilizimin e fondeve shtesë qeveria mund të jetë e detyruar që të shkurtojnë edhe pagat në sektorin publik.
“Është shumë e vështirë të mobilizohen fondet e brendshme, sepse edhe ato që i kemi mobilizuar nga fondet e privatizimit ato tanimë veçse janë në tabelat e buxhetimit, prandaj fondet e tjera është vështirë ti marrim. Asnjë projekt i ri nuk po ndodhë nga kjo qeveri por janë nga qeveria e kaluar domethënë Do të detyrohemi që të shkurtojmë mallrat dhe shërbimet, ose pagat në sektorin publik. Kjo është një humbje e madhe. Ne diskutuam për pesë marrëveshjet por ka edhe të tjera”.
“Psh Komisioni Evropian ka thënë se do ti japë 100 milionë euro. Prandaj ne jemi të detyruar që të rishikojmë edhe njëherë strukturën e buxhetit. Kjo do të thotë se ne do të kemi më pak fonde për rimëkëmbje ekonomike. Për të ndodhur pagesat e atyre prej 170 euro, atyre që i kanë humbur vendet e punës 130 euro, dhe të atyre që janë regjistruar për herë të parë 100 euro. Edhe pagesa e qërave, edhe këto mund të vonohen për shkak të rishikimit”.
Numri dy i financave në Kosovë theksoi se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve do të lehtësonte situatën në vend.
“Nëse këto marrëveshje kalojnë e kalon edhe rishikimi i buxhetit atëherë nuk kemi nevojë të marrim procedura të njëjta. Deri sot ne kemi pritur që të mbledhim të hyra nga sektori privat, por tani për shkak të situatës ata presin që shteti një pjesë të humbjes. Nëse nuk kthehet pandemia atëherë vlerësojmë se dëmi nga të ardhurat e përgjithshme janë tre përqind”.
Zëvendësministri i financave foli edhe për iniciativën e qeverisë për lejimin e tërheqjes së mjeteve deri në 10 për qind nga qytetarët në Fondin e tyre të Kursimeve Pensionale, që sipas tij akoma janë në nivelin e diskutimit të modaliteteve.