17-05-2024

Ministri Zemaj: Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë!

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës sonte e ka marrë vendimin e shumëpritur, duke iu referuar vendimit për rifillimin e transportit ajror dhe hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për vijat e rregullta.

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka aktivizuar të gjitha kapacitetet ashtu që t’iu mundësohet bashkatdhetarëve që të kthehen sa më lehtë në atdhe.

“Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë! E morëm vendimin e shumëpritur. Gjatë ditëve të fundit kam aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë përgaditjet për ta hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, me qëllimin kryesor që t’i mundësohet mërgatës sonë kthimi më i lehtë në vendlindje.
Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Mirësevjen mërgatë!”.

Asnjë koment

Comments are closed.