Qeveria Kurti nuk e përkrah tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti
Qeveria e Kosovës i ka thënë ‘JO’, tërheqjes së kursimeve pensionale në trust, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur vonë nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë mbledhje, të mbajtur në formë elektronike, Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë propozim të opozitës.
Sipas Qeverisë, tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë.
“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /GazetaSinjali/