27-04-2024

Zhbllokohet rruga për në Zym të Hasit

Komuna e Prizrenit ka ndërhyrë për hapjen e rrugës për në Zym të Hasit nga shembja e gurëve.

Njoftimin e ka dhënë Drejtoria e Shërbimeve Publike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi i plotë

Sot gjatë ditës jemi njoftuar për shembjen e gurëve dhe bllokimin e rrugës në fshatin Zym të Hasit, si pasojë e reshjeve të vazhdueshëm të shiut në ditët e fundit.
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka reaguar menjëherë dhe ka pastruar rrugën, tashmë rruga është e kalueshme.

Falënderojmë qytetarët për njoftimin dhe apelojmë për kujdes në vozitje në këto ditë me shi.

Bashkë mund të punojmë më shumë dhe më mirë!

/ Gazeta e Prizrenit/

Mund të jetë një imazh i rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë

 

Asnjë koment

Comments are closed.