Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Në mbledhje u mor vendimi për të ndarë mjete financiare në shumën prej 21,000.00 euro, (njëzetenjë mijë euro) për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”me regji të Mario Banushit.

Gjithashtu, qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej 1,400,000.00 €, (një milion e katërqind mijë euro), për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në mbledhje u miratua edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës 22 maj 2026 për miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

