Qeveria ndanë 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve në Suharekë
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në komunën e Suharekës.
Ky vendim u morr sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.
Ministri i financave, Bedri Hamza, ka treguar se propozimi i ministrisë së tij vjen pas shqyrtimit të kërkesës së komunës së Suharekës e cila ka kërkuar nga qeveria qendrore që ti ndalë në ndihmë.
“Komuna e Suharekës ka bërë kërkesë për mbështetje financiare për sanimin e dëmeve të vërshimeve, MF pas shqyrtimit të kërkesës dhe në konsultim me qeveri propozuar të ndahen si mjete emergjente shuma prej 1.1 milionë euro dhe pjesa tjetër e dëmeve të trajtohet me procedurë të rregullt|”, ka thënë Hamza.
Propozimi i tij mbështet unanimisht nga kabineti qeveritar.
100 mijë euro pritet të përdorën për sanimin e dëmeve në infrastrukturë derisa pjesa tjetër për ekonomitë e shkatërruara familjare./rtk