Qeveria nga sot mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët
Ministrja Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga sot (1 gusht 2020), e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për veturat e bashkatdhetarëve.
Ajo iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që gjatë qëndrimit në Kosovë, t’i respektojnë rekomandimet e IKSHKP-së, njofton Klan Kosova.
“Prej sot, 1 gusht 2020, e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për autoveturat tuaja. Polica e sigurimit shkarkohet në ëebfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS – http://www.bks-ks.org), mund ta mbani në telefonin tuaj dhe kështu ju mund të shmangni krijimin e radhëve të gjata para sporteleve të BKS”.
“Ju lutem shumë që gjatë ardhjes, e sidomos gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë, të respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHKP-së”.