26-04-2024

Shpenzimet e komunave gjatë pandemisë: Prinë Prishtina me mbi 1 miljonë, ndërsa Prizreni ndan 250 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka ndarë më së shumti buxhet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 krahasuar me komunat tjera.

Kryeqyteti i ka ndarë 1 milion e 380 mije euro. Në anën tjetër, Mamusha ka ndarë më se paku mjete për menaxhim të pandemisë, apo vetëm 1,800 euro.

Ndërsa Prizreni si komuna e dytë më e madhe në Kosovë ka ndarë 250.000 euro, për luftimin e pandemisë COVID-19.

Komunat si Peja, Istogu, Kllokoti dhe Gjakova nuk kanë ndarë asnjë mjet financiar për menaxhimi e pandemisë.

“Mund të shohim se nga 38 komuna sa janë gjithsej, 33 prej tyre kanë ndarë mjete financiare për menaxhimin e pandemisë së COVID – 19 në vlerë prej 4,771,008 euro.

Komuna e cila më së shumti ka ndarë buxhet për menaxhim të COVID – 19 është komuna e Prishtinës me 1,380,000 euro, pastaj komuna e Fushë Kosovës me 404,000 euro, komuna e Podujevës me 366,520 e kështu me radhë.”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se komunat e Kosovës kanë harxhuar 31% apo mbi 180 milionë euro nga 582 milion eurot e planifikuara nga buxheti për periudhën janar-qershor të këtij viti.

Ministria e Pushtetit Lokal ka bërë publike ‘Raportin e situatës së pandemisë COVID – 19 për komunat e Republikës së Kosovës’, më të cilin është krahasuar edhe periudha janar-qershor 2019 dhe janar-qershor 2020.Në grafikën më poshtë mund të gjeni buxhetin e ndarë nga të gjitha komunat e Kosovës:

Asnjë koment

Comments are closed.