03-12-2024

Qindra burra nga Prizreni fajësojnë vajzat për veshjet – në storjen për ngacmime seksuale

Një numër i madh burrash nga qyteti i Prizrenit kanë fajësuar vajzat për veshjet e tyre siç thonë ata “veshje provokuese”.

Në një storie të televizionit lokal të qytetit të Prizrenit, për protestën kundër ngacmimeve seksuale shumë burra komentojnë dhe akuzojnë vajzat se ato e meritojnë të ngacmohen pasi që veshja e tyre është shumë provokuese, shkruan Insajderi.

Disa prej qytetarëve komentojnë se ato [vajzat] duhet të vetëdijesohen si të vishen e jo të zhvishen.

Një prej qytetarëve thotë se më mirë duhet të bëhet protestë për vetëdijësimin e vajza si të vishen e jo për ngacmimet seksuale që atyre ju bëhet.

“A keni mendu me protestu apo me i vedisu që veshen sikur me kon në reklamat e shitjes nëpër shtëpi publike, kishte me qenë mirë me i vetëdisju femrat që vishen sikur prostitut”, ka shkruar një komentues.

Ndërsa komentet tjera shkojnë duke ofenduar edhe më shumë vajzat. Ata ofendojnë dhe i japin atyre epitete nga më të ndryshme, “kurv”, “prostitut”.

“Veshu si kurv ti e tani po na ngacmojn ec mor pja q** ropt… na majshit kena met me ul kryt ka pi shohim si kurva t’veshne deshnu krejt ma mirë edhe nashti ngijet syni si ndeti edhe nuk ngucim”, shkruan një tjetër qytetar.

Në protestën kundër ngacmimeve seksuale e cila është mbajtur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit nga grupi i vajzave “FEMaktiv”, u tha se 70 përqind e grave nuk ndihen të sigurta në hapësirën publike.

E pjesë e protestës dhe viktimë e dhunimit është edhe një vajzë e mbuluar. Ajo tregon përvojën e saj se si është ngacmuar fizikisht nga disa persona.

“Mu më ka ndodhur vetë, më kanë ngacmuar fizikisht, policia ka ndërhyrë mirëpo vetëm jam dërguar deri në shtëpi me automjetin e policisë, nuk është ndërmarr asnjë procedurë tjerr ligjore”, thotë ajo.

Sipas aktivisteve nga grupi joformal i vajzave dhe grave “FEMaktiv” rasti i fundit i tentativës së përdhunimit të një gruaje ka ndodhur në rrugën e “Marashit” në Prizren. Ky rast sipas aktivisteve është tejet shqetësues, “veçanërisht marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti”.

Për këtë arsye, ato kanë paralajmëruar një protestë, që do të mbahet të dielën, për ta shprehur kundërshtimin ndaj kësaj dukurie dhe kërkesën që institucionet përgjegjëse t’i marrin masat e duhura për t’i parandaluar rastet e kësaj natyre.

“FEMaktiv” ka theksuar se në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësirat publike në Prizren, del se 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave. /Insajderi.com

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.