QMF-ja në Prizren me shërbim gjithëditor dhe atë laboratorik
Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Reçanë prej fillimit të këtij muaji mund të kryhen shërbimet bazike laboratorike.
Po ashtu, kanë theksuar se tani e tutje kjo QMF do të punojë në dy ndërrime, me qëllim të ofrimit të shërbimeve mjekësore për banorët e kësaj ane. Këto veprime janë përshëndetur nga përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak, të cilët kanë theksuar se ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të Luginës së Lumëbardhit (Zhupës).
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se pas konstatimit të gjendjes në QMF-në e Reçanit, javë më parë, nga drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, nga fillimi i nëntorit kanë filluar të bëhen ndryshimet për t’i përmbushur nevojat e banorëve të asaj ane. Sipas komunikatës në këtë QMF ka filluar të funksionalizohet laboratori, në të cilin do të mundë të kryhen shërbimet bazike laboratorike./koha.net