26-11-2024

Quni i kërkon Mustafës më shumë hapësirë për rinjtë, tregon për prizrenasit në këshillin e ri të LDK-së

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, derisa ka thënë se kanë dështuar përpjekjet e atyre që kanë dashur ta dështojnë këtë parti, ka treguar edhe për anëtarët në Këshill nga dega e Prizrenit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në profilin e tij të “facebook-ut” ai ka shkruar:

“Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se. Suksesshem dhe ne perputhje me rregullat statutare te partise, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Keshillin e Pergjithshëm.
Kryetari Mustafa, ne paraqitjen e pare pas marrjes se mandatit ka thene se LDK-ja do te fitoj garen nacionale dhe ka premtuar me shume hapsirë e mundesi per brezin e ri.
Dega e Prizrenit, ne Keshill do te perfaqesohet nga;
Anton Quni
Hatim Baxhaku
Haxhi Avdyli
Sadije Osaj Jakupi
Xhavit Ukaj dhe
Driton Selmanaj”.

Asnjë koment

Comments are closed.