Qytetarët dhe bizneset duhet t’i adresojnë kërkesat në shtabin emergjent komunal të Prizrenit
Qendra Operative në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale dhe pastaj nga aty të komunikohen tek Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo pra nënkupton edhe nëse duhet tё komunikohet me Qendrën Operative të MPBAP-së, ai komunikim duhet të bëhet nga komunat e jo nga bizneset ose qytetarët.
Komunikimi me Shtabin Emergjent të komunës së Prizrenit mund të bëhet me email: Shtabiemergjent.kpz@gmail.com ose përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200, thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.