Qytetari dorëzoi në polici paret e gjetura në një qendër tregtare në Prizren
Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në Prizren.
Referuar njoftimit të Policisë në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 220 euro, tre dollar amerikan dhe pesë funta angleze.
“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.