20-04-2024

Rahovec: Arrestohen shtatë persona, nuk e respektuan orën policore

Në Rahovec janë arrestuar shtatë persona, për mosrespektim të orarit policor.

Sipas policisë, tre prej tyre janë ndalur nga policia për 48 orë.

Raporti i plotë i policisë:

Rr. UÇK-së, Rahovec 02.04.2020-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një kafiterie i cili së bashku me katër të dyshuar tjerë meshkuj kosovar, janë hasur në lokalin e të dyshuarit duke pirë kafe, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari-pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 02.04.2020-17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë dërguar në QKMF Malishevë të cilët janë kontrolluar nga stafi mjekësor të cilët nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid -19. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

 

Asnjë koment

Comments are closed.